
Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në Mitrovicë
11 gusht 2025
| 14:08
80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi-Kosovë, në Mitrovicë.
Sasia e cigareve janë gjetur në sistemet e ajrosjes, sipas njoftimit të Doganës në “Facebook”, në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.
Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.
Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.