Konfiskohen mbi 440 kilogramë duhan në vlerë 7 mijë euro

30 tetor 2023 | 15:16

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të kaluara kanë realizuar disa operacione policore në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.

“Me datë 29.10.2023, rreth orës 09:10 në fshatin Mjak, policia kufitare, konkretisht Njësiti Task Forcë-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit (duhan) si në vijim: duhan i papërpunuar 8 thasë me nga 10 kg, duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg, dhe duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg. Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogram duhan sa janë sekuestruar kap vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur…