Konfiskohen mbi 500 kg marihuanë në një stallë në Suharekë

17 shtator 2025 | 11:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një stallë në Suharekë ka konfiskuar mbi 500 kg lëndë që dyshohen të jenë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një granatë-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie.

Policia ka bërë me dije se vlera e tregut dyshohet se është 750 mijë euro.

“Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, kurse pos lëndës narkotike është gjetur edhe një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie. Pas peshimit të lëndëve narkotike ka rezultuar se pesha totale ishte 512 kg e 89 gr, vlerësohet se vlera e tregut është rreth 750 mijë euro. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi relevante me rastin. Lidhur me rastin një person i dyshuar, i njohur për policinë ndodhet në arrati”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka…