Konfiskohet sasi djathi në tri markete të mëdha në Kosovë

07 tetor 2020 | 15:00

Në tri markete të mëdha janë konfismuar sasi të djathit. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznes për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore.

“Jemi këtu bashkë me inspektorët e tregut për të parë nga afër se sa po zbatohet vendimi ynë sa i përket ndarjes fizike të produkteve bimore me ato shtazore. Ne vizituam tri markete të mëdha, dhe në secilin market kemi hasur parregullsi, kurse sa i përket ndarjeve fizike askund nuk ishin bërë ndarjet e produkteve siç kemi kërkuar”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se gjatë këtyre inspektimeve janë gjetur mashtrime në deklaracionin e produktit, me ç’rast edhe janë marrë masa ndaj marketeve.

“Kemi gjetur produkte me përshkrimin djathë, e që në fakt përmbajtja e tyre është bimore. Dhe në këtë rast, inspektorët kanë obliguar marketet që t’i largojnë këto produkte të cilat janë të vendosura në mënyrë mashtruese”, ka thënë Krasniq

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku ka konfirmuar se pas më tepër se pesë…