Konflikt i ashpër mes policisë dhe studentëve në Serbi

06 korrik 2025 | 22:53

Bllokadat në të gjithë Serbinë kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë. Në Zemun, ato zgjatën gjithë natën, nga ora 19:00, dhe ende vazhdojnë.

Dje, studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd mbajtën një marshim proteste kundër arrestimit të kolegëve të tyre.

Banorët e Kragujevacit ndërprenë me zhurmë dhe protesta një koncert të këngëtarit Dushan Svilar në sheshin Gjaçki, transmeton Telegrafi.

Studentët dhe qytetarët në Ingjija shkuan vetë në stacionin e policisë për të marrë dokumentet e tyre të identifikimit.

Një protestë e quajtur “Turni i Tretë” u mbajt në Leskovc, dhe studentët dhe qytetarë të tjerë bllokuan kryqëzimin në rrugën Gjorgj Stamenkoviq në solidaritet me punëtorët e fabrikës Jura.

Megjithatë në disa pjesë ata u përplasën me policinë dhe xhandarmerinë që kishin dalë për të liruar hapësirat që studentët i kishin bllokuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës,…