Konflikt mes fqinjëve në Durrës, plagoset me thikë një person

07 shtator 2025 | 14:07

Një konflikt banal mes fqinjëve ka përfunduar me plagosje me thikë këtë të diel në Durrës.

Siç raporton “Euronews.al”, një 22-vjeçar ka goditur me thikë fqinjin e tij. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, dhe sipas raportimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në konflikt raportohet se është i përfshirë edhe babai i të dyshuarit, si dhe disa persona të tjerë, të cilët janë shoqëruar në komisariatin e Durrësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shkurti Buja vizitoi…