Konflikt për motive të dobëta në Malësi të Madhe, 42-vjeçari sulmohet me sende të forta

16 nëntor 2025 | 14:35

Dy vëllezër, të moshave 63 dhe 51 vjeç, janë arrestuar në Malësi të Madhe, pasi dyshohet se kanosën me armë zjarri dhe e goditën me sende të forta një burrë.

Sipas policisë, motivet e këtij sulmi ndaj një 42-vjeçari ndodhën për motive të dobëta.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se në kërkim është shpallur edhe një 34-vjeçar.

“Nga hetimet dyshohet se këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pas ndalimit në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të qytetit të Koplikut, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E. T”, ka njoftuar policia shqiptare.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur së fundmi…