Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do ta vizitojnë rajonin dhe Luginën e Preshevës

23 maj 2026 | 15:42

Vizita e kongresistëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në rajon, duke përfshirë Luginën e Preshevës është shoqëruar me mesazhe publike mirëseardhjeje dhe falënderimi nga qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përmes pankartave dhe mesazheve të afishuara, qytetarët kanë shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe interesimin e kongresistëve amerikanë ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto veprime u cilësuan si dëshmi e rëndësisë së forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe aleatëve të tyre në SHBA, si dhe e nevojës që zëri i shqiptarëve të mbetet i pranishëm në agjendat ndërkombëtare.

Albanians for America, organizata që po zhvillon takime dhe aktivitete avokuese në mbështetje të çështjeve shqiptare, theksoi përkushtimin për të vazhduar angazhimin në promovimin e paqes, sigurisë, vlerave demokratike dhe ngritjes së vëmendjes ndërkombëtare për sfidat me të cilat përballen komunitetet shqiptare në rajon.

Në fund, u shpreh falënderim për qytetarët e Luginës së Preshevës për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë kësaj vizite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i organizatëa Albanians for America, i udhëhequr nga Doc…