Kongresisti amerikan Keith Self viziton Kosovën, pritet nga Vjosa Osmani

26 maj 2026 | 21:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për pritjen që i është bërë në Kosovë kongresistit republikan amerikan, Keith Self.

Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar kongresistin amerikan për mbështetjen e tij ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për qëndrimin pro anëtarësimit të vendit në NATO.

“Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj:

Ishte kënaqësi t’i urojmë mirëseardhje në Republikën e Kosovës mikut të madh të popullit tonë, Kongresistit republikan Keith Self.

Në takimin tonë të përbashkët e falënderuam për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, anëtarësimit tonë në NATO dhe fuqizimit të paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë me administratën Trump dhe mundësitë e jashtëzakonshme për thellimin e këtij partneriteti.🇽🇰🇺🇸

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza…