
Kongresisti Torres: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën
17 korrik 2025
| 09:42
Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e ShBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Torres është shprehur i nderuar për takimin me Presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.
“Si bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me Presidenten Vjosa Osmani të Kosovës”, ka thënë Torres.
Ai ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i fortë i ShBA-së në rajon.
- “Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova,” ka theksuar kongresisti amerikan.