
Konjufca bën nderime në kompleksin memorial në Gllogjan
24 mars
15:44
Me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në kompleksin memorial të varrezave “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Në shenjë nderimi për dëshmorët, kryetari Konjufca la vendosur lule pranë memorialit dhe po ashtu ka vizituar kullën-muze.