
Konjufca: Beteja e Koshares tregoi së shqiptarët ishin të bashkuar në luftë
09 prill 2021
| 13:03
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se beteja e Koshares ka treguar që kombi shqiptar në luftën çlirimtare ishte i bashkuar.
Në 22-vjetorin e kësaj beteje, ai ka vlerësuar se kjo është prej betejave më të rëndësishme të UÇK-së.
“Beteja e Koshares është njëri prej momenteve më të rëndësishme të luftës së UÇK-së. Brigada 138 në krye me këta dy heronj dhe plotë dëshmorë që dhanë jetën e shembi gurin e kufirit dhe tregoi që kombi shqiptar në luftën çlirimtare është i bashkuar dhe është një. Jemi këtu për tu përkulur para sakrificës madhështore të dëshmorëve të Betejës së Koshares”, ka deklaruar Konjufca.