Konjufca dënon sulmet iraniane në Qipro, shpreh solidaritet ndaj aleatëve

02 mars 2026 | 15:52

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet me raketa dhe dronë të kryera nga Republika Islamike e Iranit në Qipro.

Ai i ka  cilësuar “të pamatura” sulmet që shënjestruan zonën sovrane të bazës ushtarake britanike në Akrotiri.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e pamatura me raketa dhe dronë që shënjestruan Qipron dhe partnerë të tjerë në rajon”.

“Kosova qëndron fort përkrah aleatëve të saj dhe shpreh solidaritet të plotë me Qipron”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Një dron iranian goditi bazën britanike në mesnatë, ndërsa dy të tjerë u parandaluan.

Sulmi ka pasuar njoftimin e kryeministrit britanik për lejimin e përdorimit të bazave nga ShBA kundër Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një dron goditi bazën ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro…