Konjufca dërgon kërkesë për zëvendësimin e 12 deputetëve që humbën mandatet, KQZ-ja nesër mblidhet

23 mars 2021 | 16:58

Gjithsej 12 deputetë që kanë marrë poste ekzekutive në Qeverinë “Kurti 2” kanë humbur mandatet e tyre në Kuvend.

Të njëjtit pritet të zëvendësohen nga kandidatët e radhës për t’u ulur në karriget e legjislativit.

Prej tyre, nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tre nga komunitet jo shumicë. Ndërkohë, pasditen e sotme, ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zëvendësimin e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Kosovapress” se nesër (e mërkurë) pritet të mblidhen për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësim në Kuvend.

“KQZ-ja ka pranuar kërkesën nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit së Kosovës për të bërë rekomandimin e kandidatëve të radhës për të zëvendësuar deputetët e deritanishëm, që kanë marrë funksione në ekzekutivin e vendit. Besojmë që gjatë ditës së nesërme, KQZ-ja do të mblidhet për të bërë rekomandimet përkatëse për secilin prej këtyre kandidatë”, ka thënë ai.

Humbjen e mandateve të 12 deputetëve e konfirmon edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka thënë posa kanë marrë detyrat në Qeverinë “Kurti 2”, automatikisht iu kanë pushuar mandatet në Kuvend.

Deputetët që kanë humbur mandatet për shkak të pozitave ministrore janë: Donika Gërvalla-Schwarz, Arben Vitia, Hekuran Murati, Faton Peci, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Rozeta Hajdari, Xhelal Sveçla, Fikrim Damka, Elbert Krasnqi dhe Emilja Rexhepi.

Ndërsa të njëjtit pritet të zëvendësohet nga Lëvizja Vetëvendosje janë: Shqipe Isufi, Enver Haliti, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Yllza Hoti, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni. Ndërsa nga Lista Vjosa është Gresa Bytyqi, nga komunitetet jo shumicë, Enis Kervan nga Partia Turke, Fridon Lala nga partia egjiptiane dhe Samra Ilijazi nga ajo boshnjake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i…