Konjufca dhe Reka bëjnë homazhe në Nju-Jork në nderim të Eliot Engelit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i shoqëruar shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka njoftuar se kanë bërë homazhe në nderim të kongresistit Eliot Engel si dhe kanë shprehur ngushëllimet në emër të Republikës së Kosovës për familjen e tij.
Konjufca ka shkruar në “Facebook” se Engeli ishte mik i shtetit të Kosovës dhe përkrahës i madh për liri e pavarësi.
“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi. Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.



