Konjufca dhe Sorensen flasin për hapat e metutjeshëm të dialogut

23 maj 2026 | 20:27

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka vazhduar diskutimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në platformën X, Sorensen tha se biseda vjen pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, shkruan IndeksOnline.

“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Sipas Sorensenit, diskutimet janë fokusuar në hapat e ardhshëm në procesin e dialogut, zbatimin e Ligjit për të Huajt, si dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë – Serbi,…