
Konjufca e Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë
06 tetor 2025
| 22:05
Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca është parë krah për krah me deputetin e PDK-së Mërgim Lushtaku, në përkrahje të kandidatit të përbashkët nga partitë shqiptare për Kryetar të Graçanicës Leotrim Ajeti.
Lushtaku e Konjufca u duken në humor të mirë afër njëri-tjetrit, anipse të dielën, shefi i Konjufcës, Albin Kurti e babai i Mërgimit, Sami Lushtaku përdorën gjuhë të ashpër kundër njëri-tjetrit.