Konjufca godet Enver Hasanin: Ata që thonë se Dehari shkeli Kushtetutën, janë lexues të dobët dhe joprofesional të Aktgjykimit të Kushtetueses

27 qershor 2025 | 11:21

Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në konferencën për media, ka reaguar edhe lidhur me deklaratën e ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, Kushtetesja me Aktgjykimin e djeshëm konfirmoi se votimi i fshehtë, i propozuar nga Kryesuesi Avni Dehari, është jokushtetues.

Konjufca ka thënë se ata që thonë se Dehari e shkeli Kushtetutën me këtë propozim, janë lexues joprofesional dhe të dobët të këtij Aktgjykimi.

“Leximi dhe interpretimi i vetëvendosjes është që përmes propozimit të votimit të fshehtë për kryetar Kuvendi nga ana e kryesuesit Avni Dehari, Gjykata nuk ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë. Të gjithë ata që thonë se Avni Dehari e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, unë mendoj që ata janë lexues të dobët të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ata ose nuk e kanë lexu vetë ose e interpretojnë gabimisht ose e interpretojnë me interpretime të tjerëve dhe kjo nuk është mirë”, ka deklaruar Konjufca.

“Ata që thonë që me votim të fshehur nuk kemi të drejtë, mendoj se janë lexues joprofesional”, shtoi Konjufca.

Hasani tha dje se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është…