
Konjufca: I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën Vjosa Osmanit
06 prill 2021
| 14:54
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas inaugurimit të Vjosa Osmanit si presidente.
Konjufca ka thënë se është i nderuar që sot ia ka dorëzuar Kushtetutën Osmanit.
“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.