Konjufca kërkon nga qytetarët ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja

04 qershor 2020 | 16:35

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje, nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IKP) ka bërë me dije se…