Konjufca kërkon tërheqjen e Sahatqiut nga misioni diplomatik në ShBA

02 prill 2020 | 14:07

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas Vlora Çitakut, ka kërkuar edhe tërheqjen e Teuta Sahatqiut nga misioni diplomatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë vendim ku propozohet tërheqja e Sahatqiut, Konjufca e ka marrë më 31 mars të këtij viti, të cilin ia ka përcjellë edhe presidentit Hashim Thaçi.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të znj. Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës /Nju Jork”, është thënë në vendimin e Konjufcës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se do të takohet…