Konjufca: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Luksemburgun

27 shkurt 2026 | 10:49

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti dje shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takimin njoftues pas formimit të qeverisë së re, Dietz e uroi ministrin Konjufca për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, koordinimin në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Po ashtu u tha se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragmi Mustafi ka njoftuar se me vendim të kryeministrit të…