
Konjufca me gruan dhe vajzat ndajnë momente nga dita e fëmijëve (Video)
01 qershor 2021
| 16:00
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me gruan e tij dhe presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar SOS Fshatrat e Kosovës dhe Qendrën Burimore “Përparimi”.
Kurse në Kuvendin e Kosovës së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë zhvilluar aktivitetin e përbashkët për fëmijë.
“Në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite, prej orës 15:00 deri në 19:00, fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin, duke i respektuar rregullat e COVID-it sipas vendimit më të fundit të datës 31.05.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Konjufca, teksa ka ndarë momente nga aktiviteti i zhvilluar.