Konjufca në Irlandë kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

06 maj 2026 | 13:21

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar vizitën e tij të parë bilaterale në Irlanda, ku është takuar me ministren për Punë të Jashtme dhe Tregti, Helen McEntee.

Gjatë takimit, palët diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Republika e Kosovës dhe Irlandës, duke vlerësuar miqësinë mes dy popujve dhe vlerat e përbashkëta.

U theksua nevoja për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në kuadër të diskutimeve, Konjufca kërkoi mbështetjen e Irlandës për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian, veçanërisht në prag të marrjes së presidencës së BE-së nga Irlanda.

“Po ashtu, duke qenë se Irlanda do të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian, kërkuam mbështetjen e tyre në pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. U dakorduam që Kosova nuk mund të veçohet nga procesi dhe përcaktimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Konjufca.

Ai theksoi se Kosova nuk duhet të veçohet nga procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Gjatë vizitës, ministri Konjufca u takua edhe me anëtarë të Komitetit të Përbashkët për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit irlandez, si dhe me senatorin Pat Casey, takime në të cilat u riafirmua mbështetja parlamentare e Irlandës për rrugën evropiane të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, ka pritur të mërkurën në…