Konjufca pajtohet me kritikën e Abelard Tahirit për ministrat e Qeverisë Kurti

19 nëntor 2021 | 11:32

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se pajtohet me deklaratën e Abelard Tahirit të PDK-së, i cili e quajtur joserioze mungesën e ministrave të Qeverisë Kurti në seancat e Kuvendit.

“Pajtohem me Abelardin. Nuk është serioze. Duhet të jenë ministrat për besë me i prezantuar projektligjet sepse nuk mundemi me punuar kështu si Kuvend i Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Më tutje, Konjufca ka njoftuar se Kuvendi do të shkojë në pauzë për 20 minuta, derisa, siç ka thënë qeveria të bëhet më serioze.

“Shkojmë me një pauzë 20 minuta, derisa qeveria të bëhet pak më serioze”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ditë pasi Austria ka vendosur masa izolimi ndaj personave…