Konjufca për deklaratën e Klinakut: Kërcënim i hapur për kryeministrin e Kosovës

30 gusht 2023 | 12:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është përgjigjur për shkrimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Konjufca ka thënë se shkrimi i tij është një “kërcënim i hapur ndaj kryeministrit të Kosovës”.

Sipas tij, kjo qasje nuk ka të bëjë me lirë të shprehjes.

“Nuk kishte fare te bënte me liri të shprehjes. Kjo është kërcënim i hapur për kryeministrin e Kosovës dhe si e tillë do të ishte e papranueshme”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë, Klinaku në “Facebook” ka shkruar ndër të tjera se: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas deklaratave…