Konjufca: Presim hap konkret në procesin e liberalizimit të vizave

28 shkurt 2020 | 23:57

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, sot ka marrë pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të Visegrad Group ( Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kryesimin e radhës të Republikës së Çekisë.

Në takimin e Ministrave përveç pjesëmarrësve të tjerë morën pjesë edhe ministrat e punëve te jashtme të Kroacisë, në cilësinë e kryesuesit të radhës të BE-së, të Sllovenisë dhe përfaqësuesi i Austrisë si dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi.

Konjufca deklaroi se duke folur për bashkëpunimin ju ka treguar pjesëmarrësve se Kosova i mirëpret përpjekjet e BE-së dhe të vendeve individuale për të vazhduar angazhimin në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rrafsh në shpresojmë të shohim hapa konkret në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me këtë, zbatimi i projekteve infrastrukturore të Procesit të Berlinit më shpresë do të sjellë rezultatet e para që do të fuqizojnë zhvillimin ekonomik në rajonin tonë dhe ne jemi shumë të interesuar për të punuar në fushën e mobilitetit dhe të konektivitetit”.

“Ndër tjera kam theksuar se është me rëndësi të posaçme gjithpërfshirja, trajtimi i barabartë dhe krijimi i mundësive të barabarta për të siguruar se secili do të përfitojë nga këto mundësi”.

“Në fund kam thënë se për Kosovën është më rëndësi bashkëpunimi rajonal duke theksuar se Kosova është në mesin e vendeve të para së bashku me Maqedoninë e Veriut që ka bërë demarkimin e kufirit dhe Kosova është vendi i parë që ka përfunduar edhe një proces tjetër të demarkimit me një vend tjetër të ish-Jugosllavisë”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është…