Konjufca pret në takim Dukën dhe Ademin, bisedojnë për zhvillimin e futbollit të Kosovës

25 tetor 2023 | 11:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FFSh) dhe zëvendëspresidentin e FIFA-s, Armand Duka, i cili shoqërohej nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Lajmin e ka bërë me dije, kryetari i FFSh-së, Armand Duka, duke treguar se me Konjufcën në biseduar për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

“Nisa ditën sot me një takim zyrtar, por që mund të quhet edhe miqësor për pritjen e përzemërt që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca më bëri. I shoqëruar nga miku im Agimi Ademi, padyshim që fokusi ishte në zhvillimin e futbollit në Kosovë, mbështetjen që qeveria e shtetit të Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave. Falënderoj z .Konjufca, jo vetëm për ftesën, por edhe për urimet me rastin e zgjedhjes sime si zëvendëspresident i UEFA dhe vlerësimet për paraqitjen e kombëtares. Të mirëpres në Shqipëri mik!”, ka shkruar Duka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“VG Construction Plus” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…