Konjufca prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Mandatari për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca, ka prezantuar kabinetin qeveritar.
I vetmi ndryshim nga propozimi që e kishte bërë mandatari i më hershëm, Albin Kurti është ndërrimi i roleve me Konjufcën dhe zëvendësimi i Besnik Bislimit me Dimal Bashën.
Emrat e kabinetit qeveritar të propozuar nga Konjufca:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje të Pkicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzim Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Besnik Bislimi
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda



