Konjufca: Qeveria e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve

23 nëntor 2023 | 13:06

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot se kabineti qeveritar e ka obligim t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Konjufca këto komente i bëri pas propozimit që pika e rendit të ditës për pyetje parlamentare të bartet në një seancë tjetër pasi janë bërë 80 pyetje dhe ua merr kohën pikave tjera të rendit të ditës.

“Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim me iu përgjigj pyetjeve parlamentare dhe në çdo mospërgjigje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe kryetarit të parlamentit që kjo nuk është mirë….”, ka deklaruar Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djegia e zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti…