
Konjufca sot takon Thaçin dhe Veselin
19 qershor 2022
| 08:58
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të vazhdojë takimet në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai sot do të takojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Konjufca gjatës së shtunë ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi si dhe Pjetër Shalën.
Po ashtu, Konjufca është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim.