Konjufca takohet me Spancën, i jep mbështetje Zyrës Kombëtare të Auditimit

13 shtator 2021 | 12:27

Në kuadër të takimeve të rregullta me drejtues të institucioneve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim auditoren e përgjithshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca.

Me këtë rast, Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka uruar Spancën për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për ZKA-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) sot është…