Konjufca takon ambasadorin e Çekisë, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

01 prill 2021 | 17:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar sot ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në njoftimin për medie të Kuvendit, është thënë se Konjufca e ka njoftuar ambasadorin Bilek për angazhimin e institucioneve të Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid.  “Në takim u tha se te dy vendet kanë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe u shtrua nevoja që ato të thellohen edhe më tej. Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin Bilek për angazhimin e institucioneve të Kosovës për sigurimin e vaksinave anticovid, duke shpresuar edhe në ndihmën e vendeve mike”, është thënë në njoftimin e Kuvendi i Kosovës.

I pari i Kuvendit tha se synon që gjatë mandatit të tij në këtë post do të synojë të ngris kapacitetet e Kuvendit për draftimin e ligjeve, të bëjë reforma në drejtësi dhe të vazhdojë ta mbikëqyrë punën e ekzekutivit kosovar.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmëri që ta rrisin bashkëpunimin ndërshtetëror në sferën e ekonomisë, këmbimit tregtar, turizmit, arsimit dhe kulturës.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj,…