Konjufca thekson nevojën e bashkëpunimit të Kosovës me OKB-në

31 gusht 2021 | 15:21

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim ndihmëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jensha, me bashkëpunëtorët e tij, shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, shefen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Mari Yamashita, si dhe Akylbai Eluesizov, zyrtar për çështje politike nga DPPA-DPO.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë vënë në pah nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë, për tejkalimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve që pengojnë integrimin e vendit tonë dhe rajonit në mekanizmat institucional të BE-së dhe në NATO.

Kryeparlamentari Konjufca ka folur edhe për angazhimet konkrete të Kuvendit, si dhe përkushtimin e tij personal për avancimin dhe hartimin e një legjislacioni të avancuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për takimin me…