Konjufca thotë se Kurti nuk është takuar me Limajn

08 prill 2025 | 14:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mohuar raportimet për një takim ndërmjet liderit të LV-së, Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt të Nismës.

Konjufca pas takimit që pati me partitë politike ku është biseduar për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit, tha se ky është spekulim.

“Ne deri tash nuk kemi pasur kurrfarë takimi sa i përket subjekteve të tjera politike, akti i parë është zyrtar, që ju e keni mësuar është letra e kryeministrit për LDK-në. Gjithçka jashtë kësaj ju lus ta merrni me rezervë. Të tjerat janë spekulime. Vetëm akti i parë me të cilën po fillon përpjekja për konstituimin e institucioneve të reja sa i përket koalicionit të ardhshëm. Jashtë kësaj dhe jashtë letrës së kryeministrit, janë spekulime”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo javë është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Chelseat,…