
Konjufca tregon pse nuk e mori vaksinën anti-Covid
02 prill 2021
| 11:37
Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu,i cili e ka pyetur atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e ushtruesit të detyrës së presidentit njëjtë sikur kryeministri Albin Kurti.
Konjufca ka thënë se ka antitrupa pasi e ka kaluar Covidin dhe do ta harxhonte një vaksinë.
“Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar Covidin dhe do ta harxhoja një vaksinë”, ka thënë Konjufca.