Konjufca: Xhevë e Fehmi Lladrovci u bënë frymëzim për luftën heroike të UÇK-së

22 shtator 2023 | 14:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe për nderë të rënies së dëshmorëve Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.

Konjufca  ka thënë se ata ishin bërë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së.

Ai ka theksuar se aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para dhe gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë.

“Çifti simbol i rezistencës dhe luftës për liri ranë së bashku me shumë luftëtarë të tjerë më 22 shtator të vitit 1998 në qëndresën legjendare në Qyqavicë. Ata u bënë frymëzim për luftën qëndrestare e heroike të UÇK-së. Brigada 114 e UÇK-së, që drejtohej nga Fehmi Lladrovci, mori një emblemë shtesë, emblemën e komandantit të saj. Aktiviteti i Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit para e gjatë luftës për liri ashtu si dhe rënia e tyre në front, shënon idealet më të larta të popullit shqiptar në Kosovë. Rrëfimi për jetën dhe vdekjen e tyre është një epos lirie. Mirënjohje përjetë, lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi Xhevë e Fehmi Lladrovcit!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka mbajtur një konferencë për…