Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ

20 dhjetor 2019 | 11:48

Më 19 dhjetor në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) roli i të cilit është në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët e jashtme të interesit.

Ky bashkëpunim synon shkëmbimin e përvojave të mira dhe rekomandimeve me dobi reciproke (këshillime, trajnime, studime të përbashkëta, mundësi punësimi, ekspertiza, praktika profesionale etj.).

Anëtarë të bordit janë komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare si dhe nga shoqëria civile. Pas procesit zgjedhor të fshehtë, Endra Luzha (ABI), u zgjodh kryetare e BKI-ut, ndërsa Besim Loshaj (Agroproduct), zëvendëskryetar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja, Kuvendit…