Konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

30 nëntor 2023 | 11:11

Pas tetë dështimesh, të enjten është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Dëshmimi i konstituimit të këtij komisioni kishte dështuar shtatë herë radhazi për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.

Para konstituimit të këtij komisioni, ka pasur një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me deputetët e opozitës. Përplasja ka nisur me kërkesën e deputetit të LV-së për deklaratat e dhëna nga deputetët e opozitës lidhur me rezervat shtetërore.

Sipas Thaçit, opozita ka bërë politike dhe ka kërkuar arrestim të ministres Rozeta Hajdari.

“Ti Doarsë nuk je me dhënë moral politik këtu. Dihet çka ke bërë me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt dhe nuk e ke. Mos ndërhyj”, ka thënë Thaçi, të cilit i është kundërpërgjigjur deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

.“Ti fole, a po ndalesh tash? Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë deputetja Doarsa Kica-Xhelili.

Në këtë debat është përfshirë edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku. “Pse po më bën nervoz? Këqyre punën tende. Pse po hyn në personale?”, ka thënë Bunjaku, duke iu referuar Thaçit.

Më tutje, ka reaguar edhe kryetari i komisionit dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën (për Rozata Hajdarin). Nuk është vullnet, por është konsensus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e LV-ja të vijë në komision”, ka thënë Qalaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetaksident ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë. Vetura shihet…