Konsullata e Kosovës në Iowa, dërgon Abetare për shkollën shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago

07 maj 2025 | 10:57

Skënder Karaçica

Në Çikago ndër vite janë zhvilluar veprimtari të shumëta kombëtare në krah për liri dhe pavarësi të Kosovës, si dhe për zgjidhjen e çështjen shqiptare të grabitura e të shpërndara në vendet e fqinjve tanë në Ballkan. Në dritën e ngjarjeve kombëtare, në Çikago për luftën e djalmenisë së UÇK-së u nisën ndihma të mëdha matriale më dollarët e tubuar nga mërgimtarët, ku vetëm për një natë, në shenjë të frymës së luftës për liri të Kosovës, u tubuan më se një milion dollar, kështu thuhet në kronikat e kohës. Për të vazhduar frymën kombëtare, po bëhen dhjetra vite, ku në Çikago u hap shkolla e parë shqipe për të ruajtur gjuhën, traditën dhe historinë e kombit shqiptar në hapësirën etnike të Shqipërisë zyrtare dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë (term i Dritëro Agollit).

Shkolla shqipe në Çikago është emërtuar “Kongresi i Manastirit” dhe po e kultivon përmes programit mësimor, ruajtjen e shenjës dalluese kombëtare të gjuhës shqipe, të traditës, të kulturës, të historisë, të gjeografisë për identifikimin e frymës shqiptare në vendin më të lirë në botë të Amerikës… Në bankat e shkollës shqipe parakalojnë fatosat, djemë e vajza shqiptare,që me librin e Abetarës ata po nrritën dhe po e mësojnë gjuhën shqipe në rrafshet e gjeografisë së atdheut. Në shkollën shqipe për çdo të diel vijnë fatosat shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqipe dhe, me mësuesit e shkollës mësojnë shkrim e lexim dhe zhvillojnë aktivitete të nduarnduarta kulturore në kremtimet festave të pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Për veprimtarinë arsimore të shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago, Konsullata e Republikës së Kosovës në Des Moines në Iowa, dërgoi Abetare dhe mjete tjera mësimore për nxënësit e shkollës dhe, nisma që e mori shefi i Misionit Drilon S. Zogaj me bashkëpunëtorët u mirëprit mirë nga nxënsëit,trupi arimsor dhe prindërit. Deri tash shkollën shqipe e kanë ndihmuar edhe institucionet e diasporës e të arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në shkollën shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago mësohet shqip, këndohet shqip dhe flain bukur gjuhën e ëmbël të shqipes!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në aksionin e zhvilluar në veri…