Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju-Jork nderon jetën dhe veprën e kongresistit Eliot Engel
Në një mbrëmje komemorative të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe nga Harry Bajraktari, u nderua jeta dhe veprimtaria e kongresistit amerikan Eliot Engel, një prej mbështetësve më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës.
Në aktivitet morën pjesë bashkëshortja e tij, zonja Pat Engel, familjarë të afërt, përfshirë shefin e kabinetit të tij John Calvelli, si dhe rreth 70 bashkatdhetarë nga komuniteti shqiptar në SHBA.
Gjatë mbrëmjes u vlerësua roli i gjatë dhe i qëndrueshëm i kongresistit Engel në mbështetje të Kosovës për më shumë se tri dekada.
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka theksuar se për tri dekada, Elliot Engell, ishte zëri i Kosovës së pushtuar në Uashington.
“Me bashkëshorten e kongresistit Eliot Engell, zonjën Pat Engell, në mbrëmjen komemorative të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork dhe Harry Bajraktari. Nën praninë e familjes Engell, shefit të kabinetit të tij të John Calvelli dhe rreth 70 bashkëatdhetarëve tanë, mbrëmë në Nju Jork nderuam jetën dhe veprën e mbështetësit të Pavarësisë së Kosovës dhe mikut të madh të shqiptarëve. Për tri dekada, Elliot Engell, ishte zëri i Kosovës së pushtuar në Uashington. Dhjetëra rezoluta për Kosovën në Dhomën e Përfaqësueseve në Senatin Amerikan, e shumë letra të dërguara presidentëve amerikan, kishin nismën dhe autorësinë e kongresistit Engell. Lavdi!”, ka shkruar Reka në ‘Facebook’.




