
Konsulli i Kosovës, Vigan Berisha, takon anëtarin e Parlamentit të Arbonit, Genc Zumeri
Në kuadër të angazhimeve për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare në Zvicër, Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, realizoi një takim të veçantë me z. Genc Zumeri, anëtar i Parlamentit të Qytetit të Arbonit në Kantonin Thurgau, raporton “Epoka e re”.
“Gjatë vizitës në Kantonin e Thurgau u takuam me z. Genc Zumeri, anëtar i Parlamentit të Qytetit të Arbonit dhe drejtues i kompanisë ‘Albin Gisler AG’” shkroi Berisha në profilin e tij në “Facebook”.
Genc Zumeri është një prej figurave më të spikatura të komunitetit shqiptar në Zvicër. Ai jo vetëm që ka arritur suksese në fushën politike, por është gjithashtu një udhëheqës i suksesshëm i një kompanie me traditë të gjatë në tregun zviceran. Ai është djali i atdhetarit të njohur të çështjes kombëtare, Hamid Zumeri, dhe vazhdon me përkushtim trashëgiminë familjare në shërbim të kombit dhe komunitetit.
Ky takim shënon një tjetër hap në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe shqiptarëve të suksesshëm në diasporë.