Konsulli i përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, me bashkëpunëtorë kanë vizituar kompaninë “Kelmendi” në Ratingen

28 qershor 2021 | 15:15

Në vazhdën e agjendës për diplomaci ekonomike, Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, i shoqëruar nga zëvendëskonsullja  Arta Selimi, Drejtori i ITP-së z. Ëolfgang Leidig, drejtuesit e Germin znj. Sihana Bejtullahu & Lirim Krasniqi me bashkëpunëtor vizituan njërën nga selit e Kompanisë “Kelmendi” në Ratingen, që është pronë e vëllezërve Kelmendi nga Peja.

Mirëseardhje delegacionit ju dëshiroj z. Vllaznim Kelmendi, i cili është edhe Drejtor Financiar  i Unionit të Bizneseve (UB) në Gjermani. Konsulli i Përgjithshëm (KP) Arjan Kashtanjeva dhe delegacioni kishin mundësinë nga afër të shohin depot ushqimore, të furnizuara me artikuj të ndryshëm ushqimor, ku gjatë qëndrimit në këto hapësira të krijohej përshtypja se ndodhemi diku në një qytet të Kosovës dhe jo në Gjermani.  Familja Kelmendi së bashku me bashkëpunëtorët kishin organizuar një pritje tejet të ngrohët, ku pjesëmarrësit u njoftuan në detaje për sukseset dhe punën nga z. Vllaznim Kelmendi, i cili potencoj se “ Kompania e vëllezërve Kelmendi krahas industrisë ushqimore, që janë të shtrirë dhe furnizojnë klientët e tyre në Evropë dhe Amerikë, janë aktiv dhe kanë në pronësi qindra patundshmëri”.

Kompania Kelmendi ka rreth 2000 mijë artikuj të ndryshëm ushqimorë nga brende të njohura me të cilat furnizohet jo vetëm diaspora jonë por edhe vendet e tjera. Janë rreth 600 artikuj nga Kosova që Kompania Kelmendi i eksporton në vendet e ndryshme të botës, e që synimi është që sa më shumë artikuj nga Kosova të plasohen në tregun e jashtëm. KP Kashtanjeva ripërsëritur se duke ofruar produkte ushqimore nga Kosova, ndihmohen prodhuesit vendor, siç është rasti me gratë e Kurshës, por edhe diaspora, pasi përmes produkteve ushqimore ndihen më afër vendlindjes.

Drejtori i IPT z. Ëolfgang Leidig ishte i impresionuar me punën dhe suksesin e Kompanisë Kelmendi, ndaj u bëri edhe një ftesë që të vizitojnë IPT në Prizren, pasi aty mund të gjejnë  hapësirë të mjaftueshme për grumbullimin e produkteve vendore dhe pastaj eksportimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu edhe drejtuesit e Germin znj. Sihana Bejtullahu & Lirim Krasniqi, falënderuan Kompaninë Kelmendi për  gatishmërinë,  bashkëpunim dhe mikpritjen.

Shembulli i suksesit të vëllezërve Kelmendi, por edhe shumë bashkatdhetarëve tanë në fusha të ndryshme, sidomos në ndërtimtari dhe shërbime,  duhet të shfrytëzohet konkretisht të krijohen ura bashkëpunimi që prodhimet nga Kosova të plasohen në tregun Evropian, pohoj KP Kashtanjeva.

Kelmendi para të pranishmëve pohoj se në vazhdimësi përkrahin prodhuesit në Kosovë, dhe se ka prodhues që punojnë me standarde të larta, por njashtu pohoj se klienti është ai i cili bënë zgjedhjen finale, andaj nëse disa prodhues nga Kosova të cilët kanë synim tregu evropian duhet me patjeter të rrisin cilësinë e produkteve.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 15 persona dhe njerëz në këmbë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…