Kontigjenti i radhës me mjekë nga Kosova niset të shtunën për vaksinim në Kukës

23 mars 2021 | 15:56

Këtë të shtunë pritet që të përfundojë vaksinimi kundër Covidit i 500 profesionistëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës.

Kështu ka bërë me dije kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i cili ka thënë se çdo gjë ka shkuar mirë dhe sipas planifikimeve.

Syla ka thënë se të shtunën do t’i dorëzojë ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia, dokumentet me të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me punën e bërë gjatë këtij procesi nga kjo federatë.

“Të shtunën do të organizojmë kontingjentin e radhës për vaksinimin e profesionistëve shëndetësorë në Kukës. Plani është që të nisemi diku rreth orës 8:00, ndërsa procesi i vaksinimit pritet të fillojë rreth orës 10:00-11:00”, ka thënë ai për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati pranoi zyrtarisht…