Kontigjenti me mbi 70 automjete e 350 trupa nga Mbretëria e Bashkuar, dislokohen në Bondsteel për qëllime trajnimi

22 gusht 2025 | 20:52

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për arritjen e rreth 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel për qëllime stërvitore.

KFOR tha se kjo shënon edhe përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë shtesë në Kosovë.

“Arritja e rreth 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel sot shënoi përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë shtesë në Kosovë, në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, për qëllime stërvitore. Kontingjenti britanik, i përbërë nga më shumë se 350 trupa të Gardës Skoceze, do të zhvillojë aktivitete stërvitore së bashku me personelin e KFOR-it”.

KFOR tha se ky aktivitet kryhet rregullisht dhe synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë.

Gardat Skoceze do të kthehet më pas në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 janë raportuar…