Koordinohen për luftimin e Covidit në Mitrovicë

27 tetor 2020 | 13:59

Drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, ka pritur në një takim pune komandantin e Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, Ahmet Xhosha, kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Nexhat Fazliu, si dhe koordinatorin rajonal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Xhemajl Dervishi.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi lidhur me realizimin e aksioneve të përbashkëta me qëllim të parandalimit të virusit Covid-19 në Mitrovicë, si dhe për zbatimin e duhur të masave mbrojtëse.

Me këtë rast, akterët e institucioneve në fjalë janë dakorduar për bashkëpunim të ndërsjellët, në mënyrë që situata me këtë virus të jetë e menaxhueshme sa më mirë, dhe të respektohet në përpikëri nga qytetarët mitrovicas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit