KOPJA E TABELËS SË RRUGËS NUE MARTIN GASHI I DORËZOHET FAMILJES
Ismet Sylejmani
Jam shumë i nderuar dhe tej mase i lumtur që kisha nderin e madh, të ia dorëzoja Nënë Stanës e bashkëluftëtarit Fatmir Gashi, një kopje të tabelës së rrugës së emruar në Gjilan me emrin NUE MARTIN GASHI!
Baca Nue M. Gashi, ishte i zoti i shtëpisë, me vendim të të cilit, djemt e Tij Filipi, Fatmiri dhe Viktori kanë veshur uniformën e UÇK-së dhe janë rreshtuar me armë në dorë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Pas djemve Baca Nue e shëndrroi shtëpinë e Tij në kazermë ushtarake, ku me kalimin e kohës të gjithë antarët e familjes, vihen në shërbim të luftës së armatosur çlirimtare!
Komuna e Gjilanit, Kryetari i Komunes Alban Hyseni, kryetari i Komisionit Blerim Haziri dhe anëtarët tjerë të Komisionit, do të mbetën të nderuar përgjithmonë, sepse në kohën e tyre, u nderua luftetari i lirisë, ushtari i UÇK-së Baca Nue Martin Gashi, duke iu vënë një rruge emri i Tij i nderuar e me nam!
Lavdi Bacës Nue Martin Gashi!
Nderim Familjes Gashi, Shtëpia e të cilës ishtë Bazë e UÇK-së!
Prishtinë, 10 Nëntor 2025



