Koreja e Jugut bën gati depon për vaksinën e “Pfizer”-it

11 dhjetor 2020 | 08:56

 

Disa nga dhomat në depot më të ftohta të Koresë së Jugut janë aq të ftohta saqë, nëse do të hidhnit një filxhan me ujë të ngrohtë, do të kthehej menjëherë në borë.

Dhe sipas “Reuters”, përcjell “Telegrafi”, e njëjtë pritet të jetë edhe hapësira që ndodhet 65 kilometra afër Seulit dhe që ofron me temperatura më të ftohta se një dimër në Antarktik.

Ajo strukturë do të ishte vendi më i mirë, mbase i vetëm, në Korenë e Jugut, i përshtatshëm për ruajtjen me shumicë të vaksinës së “Pfizer” për COVID-19, thotë CEO i kompanisë, Kim Jin-ha. “Sapo dëgjuam për vaksinën ‘Pfizer’ ne filluam të bëheshim gati… opsionet e tjera nuk do të funksiononin”, tha Kim për Reuters, duke shtuar se magazina funksionon me përdorimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të mbajtur temperaturat të ftohta.

“Depot që përdorin energji elektrike do të kishin vështirësi në ruajtjen e -70 gradë Celsius (-94 F) të kërkuara nga vaksina për ruajtje dhe mbartin rrezikun e rritjes së temperaturës gjatë një ndërprerje të energjisë”, tha ai.

Për të akomoduar vaksinën e “Pfizer”, “Superfrigoriferi Korean” po planifikohet të ketë një vendkalim special dhe ashensor në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje nga temperaturat e jashtme.

Pasi të konfirmojë se ka një kontratë, ajo do të fillojë ndërtimin e cila mund të zgjasë 2-3 muaj.

Siç bëhet e ditur, kompania, e cila mbështetet nga Goldman Sachs dhe “SK Holdings Co Ltd”, ka qenë në bisedime me Agjencinë e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut që nga fillimi i nëntorit dhe ndërsa asgjë nuk është vendosur ende, pritjet janë të mëdha se do të arrijë një kontratë.

Koreja e Jugut ka aranzhuar blerjen e 20 milionë dozave të vaksinës të zhvilluar nga “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “BioNTech”.

Vendi gjithashtu ka marrëveshje për 20 milionë doza nga secila – nga “Moderna Inc” dhe “AstraZeneca Plc”/Universiteti e Oksfordit dhe për 4 milionë doza të tjera nga “Johnson & Johnson”.

Në total, kjo do të ishte e mjaftueshme për të inokuluar 34 milionë njerëz në një vend me 51.8 milionë banorë dhe dërgesat pritet të fillojnë jo më vonë se në mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 15 milionë euro do të ketë të hyra më…