
Koreja e Jugut dhe ShBA-ja, stërvitje të përbashkëta ushtarake nga 18 gushti
07 gusht 2025
| 08:38
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake të mëdha duke filluar nga 18 gushti.
Kështu thanë zyrtarët, megjithëse do të shtyjnë pjesë të stërvitjeve vjetore që kanë qenë burim tensioni me Korenë e Veriut gjatë vitit, raporton Reuters.
Stërvitjet vjetore 11-ditore, të quajtura Mburoja e Lirisë Ulchi, do të jenë në një shkallë të ngjashme me vitin 2024, por të përshtatura duke riplanifikuar 20 nga 40 ngjarjet e stërvitjes në terren për në shtator, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, Lee Sung-jun.