Koreja e Veriut ndryshon orën, e çon 30 minuta para

05 maj 2018 | 08:05

Vetëm një javë më përpara, dy Koretë hodhën një hap shumë të rëndësishëm, duke i dhënë fund konfliktit shumëvjeçar, që i mbante të ndara.

Tashmë Peniani ka ndryshuar orën, duke e çuar gjysmë orë para, aq sa është ora lokale e Koresë së Jugut.

Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyn në fuqi sot.

Peniani vendosi ndryshimin e orës në gushtin e vitit 2015 në shenjë proteste ndaj atij që e quajti “imperializmi dashakeq japonez”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti sot mbi vendin tonë do të jetë me re…